Shqiptarët në Gjenevë, shembull i kultivimit të kulturës kombëtare

13 Janar, 2020 - 9:30 am

Me moton “Një komb-Një gjuhë”, komuniteti shqiptar në Gjenevë të Zvicrës zhvilloi dje një aktivitet kulturor, ku u prezantua kultura, veshjet e identiteti kombëtar i ruajtur në breza.

Duke qenë se komuniteti shqiptar në Gjenevë i organizuar në shoqata dhe organizata të ndryshme të Zvicrës, bashkërisht kanë shënuar një event kulturor me vlera kombëtare. Për nder të këtij eventi gjithëkombëtar, krahas programit kulturo artistik, janë zhvilluar edhe aktivitete tjera përcjellëse, me këngë e poezi të ndryshme, duke u angazhuar shumë të rinj të viseve të ndryshme shqiptare, e që përkohësisht jetojnë dhe punojnë në Zvicër.

Shumë mërgimtarë u mblodhën në këtë event ku nuk munguan vallet dhe këngët shqipe dhe shumë prej tyre u mahnitën me organizimin e kësaj mbrëmje. Ata u shprehnin se nuk është vonë kurrë të këndohet dhe të festohet për shqiptarët, e në veçanti për flamurin kuq e zi. /Albinfo.ch. / KultPlus.com

Fotografia e Ismet Mjaki
Fotografia e Ismet Mjaki
Fotografia e Ismet Mjaki

Të ngjajshme