6 Tetor, 2017 - 12:35 pm
Shqiptarët e Kanadasë tashmë kanë një shtëpi të përbashkët, shkruan KultPlus.
“Shtëpia e Shqiptarit”, tashmë është nikoqire e shqiptarëve, që do të jetë një qendër e gjithë komunitetit shqiptar në Toronto të Kanadasë.
Pikërisht për themelimin e kësaj qendre, është organizuar një mbrëmje Gala në Eglinton Grand të Torontos, ku edhe promocioni “Shtëpia e Shqiptarit”, ka qarkulluar për disa kohë në objektin e Eglinton Grand.
Figura të njohura shqiptare kanë marë pjesë në këtë ngjarje të madhe kulturore, sikurse Lorik Cana, Era Rusi, pastaj mikja e madhe e shqiptareve, ministre e Emigraciont për Provincën e Ontarios, Laura Albanese, kampioni i kickbox Kristian Prenga, dy ambasadoret e Shqipërisë dhe Kosovës; Ermal Muca dhe Lulzim Hiseni.
“SHBSHK dhe Shtëpia e Shqiptarit falënderojnë bizneset dhe profesionistët shqiptaro-kanadez që sponsorizuan mbrëmjen gala me rastin e prezantimit të nismës për ndërtimin e një qendre komunitare për të gjithë shqiptaret në Toronto, Kanada”, thuhet nga organizatorët./KultPlus.com