18 Nëntor, 2017 - 11:30 am
Në “Qendrën Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion” në Lozanë do të promovohet sot, më 18 nëntor libri i Nusret Pllanës “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”, njofton albinfo.ch.
“Të nderuar bashkatdhetarë, kemi nderin dhe kënaqësinë që të ju lajmërojmë se për nder të 28 Nëntorit, “Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë” bën promovimin e librit “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999” nga autori, Prof. Dr. Nusret Pllana”, thuhet në njoftim.
Promovimi i librit do të bëhet më 18 nëntor nga ora 20:00. Adresa Chemin du Couchant 4, 1022 Chavannes-Pres-Renens, derisa për informata mund të kontaktoni në 076/615’18’’00./ KultPlus.com