Vasfije Krasniqi takohet me kryeministrin kanadez Justin Trudeau

4 Qershor, 2019 - 5:14 pm

Vasfije Krasniqi, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, po qëndron në Vankuver, Kanada si pjesëmarrëse dhe folëse në konferencën më të madhe globale për cështjen e grave Women Deliver.

Në kuadër të kësaj konference, Vasfija ka pasur mundësinë të takohet me Kryeministrin Justin Trudeau. Vasfija e ka falenderuar Kryeministrin Trudeau për mbështetjen e pakufizuar ndaj fuqizimit të grave në mbarë botën. Në kuadër të kësaj konference Vasfija është takuar dhe me Ministren kanadeze për Statusin e Grave dhe Zhvillim Ndërkombëtar znj.Maryam Monsef dhe ka kërkuar mbështetjen e Kanadasë, ndaj 20 mijë viktimave të dhunës seksuale të ushtruar gjatë luftës në Kosovë si dhe përfshirjen e Kosovës në Fondin Kanadez për Barazi.

Po ashtu, Vasfije Krasniqi është takuar dhe me autoritete të tjera kanadeze dhe botërore, si Kryeministrin dhe Lejtnant Guvernatoren e British Columbia, Ambasadorin e Kanadasë në Kombet e Bashkuara, Sekretaren Franceze për barazi gjinore etj #KosovoinCanada#WD2019 ️/ KultPlus.com

Të ngjajshme