Vuajtjet e shqiptarëve në Turqi, për mbijetesë u morën me blegtori e bujqësi

3 Korrik, 2021 - 6:29 pm

Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll Suzan Novobërdaliu, është pritur sot ne qytezën Çeşme nga Kryetari i Shoqatës Kulturore Shqipëtare Ihrahim Topal dhe përfaqësues e anëtarë të Shoqatës,  në një tubim të iniciuar nga Konsullja e Përgjithshme, shkruan KultPlus.

Në takim, u bisedua për periudhën e migrimit në vitin 1911, periudhë kjo e cila për ta ishte me shumë vështirësi, dhe për mbijetesë kryesisht janë marrë me blegtori dhe bujqësi.

Kërkesa e tyre ka të bëjë me shtetësinë dhe rritjen e shkallës së gjinisë së gjakut deri në shtatë shkallë për mundësi të fitimit të shtetësisë.

Të njëjtit, urojnë që marrëdhëniet e mira në mes të Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës të vazhdojnë./ KultPlus.com

Të ngjajshme