Sonte mbahet festivali ‘Lyra Fest’ në Gjakovë

6 Nëntor, 2017 - 1:28 pm

Festivali i këngës për fëmijë Lyra Fest sivjet realizon edicionin e 11-të tij duke krijuar traditë në qytetin e Gjakovës. Duke përfshirë edhe këtë vit, numri i këngëve pjesëmarrëse është mbi 200, me autor të ndryshëm nga të gjitha trojet shqiptare.

Ky festival ka për qëllim të krijojë një vend për njerëz të muzikës e sidomos për kompozitorë, orkestruesit dhe tekstshkruesit, duke llogaritur edhe fëmijët e talentuar të cilët do mund ta gjenin veten, një vend ku do të mund të shprehnin talentin e tyre, ku për shumëkë ndoshta do fillonte një jetë e re artistike e pse jo edhe një karrierë të re me shumë sukses në të ardhmen.

Festivali ka karakter garues ku konkurrojnë fëmijë nga mosha 6 deri 13 vjeç. Sivjet janë paraqitur 27 këngë konkurruese dhe janë përzgjedhë 18 prej tyre. Ndërsa, në përgjithësi, pritet të marrin pjesë mbi 150 fëmijë, si pjesë e korit, mysafirë etj.

Konkursi ka qenë i hapur nga data 15 shtator deri me 20 tetor. Ndërsa, festivali mbahet me 11 nëntor, sonte, nga ora 18:00, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”.

Ajo që e dallon festivalin Lyra Fest nga të tjerët është se këtu çmimet ndahen nga juria me votim të drejtpërdrejt në projektorin që e vendosin organizatorët në skenën e festivalit. Këtu ndahen 9 çmime, pra jo për çdo fëmijë pjesëmarrës siç është bërë praktikë në festivalet tjera. / KultPlus.com

Të ngjajshme