12 Shtator, 2019 - 2:33 pm
Një video e përqafimit të dy fëmijëve dyvjeçarë ka pushtuar internetin. Brenda pak orëve, video është parë me mijëra herë në internet, ndërsa edhe shpërndarjet kanë qenë të shumta.
Dy djemtë Maxwell dhe Finnegan, janë shokë prej një viti dhe ata nuk mund të qëndrojnë të ndarë për asnjë moment.
Ditët e fundit, ata qëndruan larg njëri-tjetrit vetëm për dy ditë dhe përqafimi ishte i veçantë, i cili pushtoi zemrat e mijëra njerëzve në internet. /KultPlus.com