Erza Muqolli bëhet pjesë e fushatës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

20 Nëntor, 2019 - 7:08 pm

Këngëtarja e njohur Erza Muqolli, të cilën KultPlus e solli këtë vit në Kosovë me një koncert madhështor, është bërë pjesë e fushatës së njohur të UNICEF-it.

Sot, në Ditën Botërore të Fëmijëve, Muqolli me një video ka ftuar të gjithë ata që mendojnë se të drejtat e fëmijëve duhet respektuar, të bëhen pjesë e fushatës #therealchallenge

“Si fëmijë shoh përditë sfidat që pengojnë fëmijët të kenë fëmijëri të lumtur. Kjo sfidë është për fëmijët që duan të ndërgjegjësohen për të drejtat e tyre. Miliona fëmijë në mbarë botën janë bashkuar në këtë sfidë” tregon Erza në këtë video.

Erza është ndër fëmijët më të talentuar shqiptarë që ka marrë zemrat e francezëve dhe është pjesë e grupit Kids United.

Sfida në fjalë bën që fëmijët të bashkohen nga mbarë bota për të mbrojtur të drejtat e tyre, larg shfrytëzimit të tyre dhe drejt një ardhmërie të ndritshme.

UNICEF ka bashkuar forcat me organizatat më të fuqishme në botë për këtë sfida që deri tash ka arritur në mbi 40 shtete të botës, përfshirë Kosovën e Shqipërinë. / KultPlus.com

Të ngjajshme