17 Nëntor, 2021 - 12:56 pm
Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është “pushtuar” nga superheronjtë, të cilët u përkujdesën që të befasojnë fëmijët në mënyrën më të mirë të mundshme, shkruan KultPlus.
Klubi Alpin “Prishtina” janë maskuar sikur superheronjë dhe kanë bërë një lëshim nga ndërtesa e spitalit me idenë se të preferuarit e fëmijëve janë duke i vizituar ata.
Kjo ngjarje është organizuar nga Care For Kosovo Kids, organizatë e cila siguron ilaqe për fëmijët e prekur nga kanceri.
Këtij reparti pritet t’i dhurohen edhe dy pajisje diagnostikuese, ndërsa ky organizim është edhe një lloj thirrje për institucionet dhe të gjithë personat apo bizneset që të kontribuojnë për fëmijët me kancer.
Fotografitë nga perspektiva se si fëmijët e shohin ngjarjen, janë realizuar nga fotografi Arben Llapashtica./KultPlus.com