Trupa balerinësh me fëmijë nga Shqipëria e Kosova në Festivalin ‘Shtojzovallet’ në Lezhë

28 Prill, 2024 - 10:01 pm

Mbahet për herë të parë në Lezhe festivali i dancit. “Shtojzovallet” Lezhë 2024, ngjiti përgjatë dy ditëve në skenën e pallatit të kulturës “Dede Ndue Lazri” trupa të baletit me fëmijë nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova.

Drejtoresha e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Gjergj Lacaj” në Lezhë, thotë se ky aktivitet është vetëm fillimi, pasi synohet të kthehet në traditë në vitet në vazhdim.

Me performancat e tyre koreografike fëmijët prezantuan pjesë nga përditshmëria dhe realiteti.

“Trupat e baletit nga 15 qytete të Shqipërisë dhe nga Kosova. Çdo qytet ka sjellë perfomanca të ndryshme, kemi edhe surpriza”, tha koreografja Rudina Demaliaj.

Për kreyebashkiakun Pjerin Ndreu koha nuk mund të kalohet më mirë sesa duke ndjekur këta fëmijë të talentuar në kërcim.

“Më bukur se kaq nuk do e kalonim këtë ditë. Një energji që rrallë gjendet.”, tha Pjerin Ndreu.

“Shtojzovallet”, Lezhë 2024, u mbajt me rastin e ditës botërore të dancit./abcnews/ KultPlus.com

Të ngjajshme