9 Gusht, 2017 - 2:47 pm
Lodrat për fëmijë që janë konfiskuar kohëve të fundit nga Drejtoria e Inspekcionit, në kuadër të aksioneve për largimin e shitësve ilegalë, kanë qëndruar për një kohë në depot e Komunës, përcjellë KultPlus.
Për të gjitha këto lodra, nuk është paraqitur asnjë pronar në Inspekcion, i cili do ta merrte përgjegjësinë dhe do ta paguante dënimin. Meqë të gjitha afatet kanë kaluar, Drejtoria e Inspekcionit, me procesverbal përkatës, të gjitha ato lodra që ishin të përdorshme, ua ka dhuruar sot fëmijëve të “SOS” fshatit. / KultPlus.com