26 Korrik, 2022 - 1:44 pm
Kori i Fëmijëve “Okarina” që udhëhiqet nga Elikona Hysaj Shala do të prezantohet me një paraqitje në Festivalin “Dita jonë”, edicioni i IX-të, në Kërçovë të Maqedonisë, shkruan KultPlus.
Elikona Hysaj Shala ka njoftuar për KultPlus se në këtë Festival, Kori i Fëmijëve “Okarina” është mysafir special, dhe po sipas saj, fëmijët do të prezantohen me tetë këngë.
Festivali ‘Dita jonë” organizohet na Komuna e Kërçovës, nën udhëheqjen e Besiana Qani Mehmedit.
“Kënaqësi pafund që Kori “Okarina” do të përjetojë koncertin e parë jashtë Kosovës, përkatësisht në qytetin e Kërçovës, qytet simbol i mikpritjes shqiptare”, ka shkruar Elikona Hysaj Shala.
Festivali “Dita jonë” do të mbahet në Kalanë e Kërçovës, më 29 korrik, duke filluar në orën 18:00./ KultPlus.com