16 Janar, 2019 - 8:00 pm
Kur ka grevë të arsimtarëve, ka edhe dilema se si të organizohet koha e fëmijëve në mënyrë që të mësojnë diçka.
Greva po vazhdon, bora s’ka të ndalur dhe organizata TOKA po ofron sugjerime se si të shpenzoni kohën tuaj në pesë mënyra zbavitëse, por edhe edukative.
Jehona Gjurgjeala, drejtoreshë ekzekutive në organizatën “Toka” ka treguar për gjithë ata që po i mbikëqyrin fëmijët se si t’i kalojnë këto ditë greve.
Këshilla e parë që na jep “TOKA” është të eksperimentojmë mësimet nga lënda e fizikës dhe kimisë duke përdorur materialet e gjetshme në ambientet shtëpiake.
#EKSPERIMENTO!
Në këtë link mund të gjeni gjithçka që iu nevojitet për të realizuar aktivitete zbavitëse-edukative në ngohtësinë e shtëpisë suaj.
Për fëmijët e apasionuar me shkencat e natyrës, në këtë link mund të gjeni demonstrimin e 4 eksperimenteve nga lënda e fizikës dhe kimisë në gjuhën shqipe, të cilat me pak materiale shtëpiake mund të realizohen edhe në ambientet e shtëpisë suaj.
Ofertë speciale falas për prindërit super-entuziastë!
Për më shumë aktivitete interesante dhe edukative, TOKA ofron mundësinë e regjistrimit në Databazën e Aktiviteteve për Edukim, me më shumë se 200 aktivitete që zhvillojnë shkathtësi dhe kompetenca të ndryshme. Klikoni këtu për t’u bërë pjesë e kësaj platforme. Kjo mundësi është e hapur deri në fund të grevës, andaj nxitoni.
#LEXO!
A e dini se shumë studime kanë dëshmuar se leximi është çelësi i suksesit? Leximi që nga mosha e hershme zhvillon teë fëmijët aftësitë e kuptimit të informatave, vëmendjen, kujtesën afatshkurtë dhe afatgjatë, imagjinatën e shumë aftësi të tjera. TOKA mori rekomandime nga prindërit dhe libraritë për 10 librat më interesant për fëmijët tuaj:
#SHIKO
Nëse fëmija juaj ështe adhurues i videove, apo kupton më mirë përmes shqisës së të parit, më poshtë gjeni një listë të disa videove informuese në shqip:
#AKTIVIZOHU
Të gjithë ju të cilët dëshironi të përjetoni një aventurë të vogël kulturore, atëherë bashkangjjituni në një rrugëtim të veçantë në disa nga institucionet tona kulturore.
#LUAJ!
Të menduarit logjik dhe strategjik, fokusi dhe vëmendja, durimi, bashkëpunimi, të menduarit kritik e kreativ dhe zgjidhja e problemeve, menaxhimi i burimeve dhe zhvillimi i shkathtësive të komunikimit janë këto disa aftësi të cilat zhvillohen nga lojërat e njohura si “Board Games”.
Për t’i shoqëruar ngrohtësisht momentet më dimërore të vitit, bashkë me fëmijët tuaj vizitoni Mana Board Games Bar dhe njoftohuni me lojëra të ndryshme. Nga ora 11:00 Mana Board Games Bar iu mirëpret për të luajtur me familjet tuaja lojëra të cilat kushtojnë 1 euro. E nëse një lojë iu pëlqen më shumë se të tjerat, merreni atë me qera për 5 euro! Vizitoni faqen në Facebook për të kuptuar më shumë.
Nëse ju keni ide apo propozime për prindërit dhe kujdestarët e tjerë, të cilët ashtu si ju dëshirojnë të shpenzojnë kohë me fëmijët e tyre larg ekraneve të televizionit dhe “smartphone”, atëherë na shkruani dhe sigurisht shpërndani ato ide me prindërit dhe fëmijët e tjerë!
Këto propozime janë dhënë nga Jehona Gjurgjeala, drejtoreshë e TOKA-s.