2 Qershor, 2019 - 4:17 pm
Një prej këngëve më të dashura për fëmijët shqiptarë kudo është “Qingji i vogël”.
Kënga ndër vite është kënduar nga zëra të ndryshëm.
Këngën e ka kompozuar shkodrani Zef Lekaj, ndërsa kënga pas famës në Shqipëri erdhi edhe në Kosovë e Maqedoni dhe kudo ku ka shqiptarë. Sot është himni i këngëve për fëmijë, dhe një këngë e njohur për veshin e secilit shqiptar.
Titulli origjinal i këngës është ‘Fatosi dhe qengji’.
Po i sjellim këtu disa versione të këngës dhe poashtu tekstin origjinal të këngës.
Qingji i vogël.
Qingji i vogël pse mendushëm
bë, bë, bë.
Pse më flet ashtu trishtueshëm
bë, bë, bë.
Eja, eja, bashkë në arë
tring, tring, tring.
Un’ mbledh lule, ti ha bar
tring, tring, tring.
Shih n’livadh fatos i dashur
bë, bë, bë.
Shokët e mi në tufë janë mbledhur
bë, bë, bë.
Un’ i vetëm u mërzita
tring, tring, tring.
m’ço dhe mu’ te grigja
tring, tring, tring.
Baba tash’ më ka premtue
qingji im,
në kooperativ’ me m’çue
qingji im.
Do të jem baresh’ e fshatit
tring, tring, tring.
Do kullos gjith’ gringjën shpatit
tring, tring, tring.