Riola Susuri triumfon në festivalin muzikor në Ohër

24 Nëntor, 2019 - 6:32 pm

Riola Susuri, nxënëse e prof. Besarta Guri- Bobaj, e cila i vijon mësimet në shkollën e muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren, të shtunën ka marrë pjesë në festivalin “Oxpug me Sakam Ohrid I Love You”, dhe ka zënë vendin e parë duke grumbulluar 98 pikë.

Nga juria profesionale nga rajoni, Riola është vleresuar me pikë maksimale duke i lenë pas 23 garues të gupmoshave të saj.

Ajo në një konkurrencë të fortë ka triumfuar para garueseve nga Kosova, B. Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Bullgaria etj.

Festivali quhet “Oxpug me Sakam Ohrid I Love You”, dhe është mbajtur ditën e shtunë të kësaj fundjave në Ohër.

Riola para jurisë eshte prezantuar me kompozimet:

1 m.moszkovski: Etude op.72.no.6

2 e grieg anitra’s dance froom peer gynt

3 malaguena – isaac anlbeniz

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Riola e talentuar nuk nderohet me çmimet më prestigjioze në gara të ndryshme./tvprizreni.info/ KultPlus.com

Të ngjajshme