12 Maj, 2018 - 3:02 pm
Bullgaria për të shënuar Ditën e Evropës ka bërë së bashku talentët e rinj të Bullgarisë duke ndarë edhe çmime për më të mirët.
Në këtë organizim kanë qenë të ftuar edhe fëmijë të talentuar e që vinin nga shtete të tjera të Ballkanit. Pjesë e kësaj mbrëmje ka qenë edhe nxënësi Ron Pllana i cili talentin e tij e ka shfaqur në kitarë.
Me rastin e Ditës së Europës, Ministria e Presidencës së BE-së e Bullgarisë në bashkëpunim me Fondacionin e futbollistit të njohur bullgar Dimitar Berbatov “Dimitar Berbatov Foundation” që përkrahë talentët e rinj, organizoi ndarjen jubilare të çmimeve për talentët më të mirë nga Bullgaria për vitin 2017.
Si talent i ri, Republikën e Kosovës në këtë ngjarje e përfaqësoi Rron Pllana, nxënës i shkollës së muzikës Misbah&Friends, i cili performoi në kitarë veprat “Meadow Minuet” dhe “Vallja e Rugovës”, performimi i të cilit u përcoll me duartrokitje të fuqishme.
Rroni dhe mësimdhënësi i kitarës Kreshnik Berisha u pritën edhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje nga Ambasadori Shpend Kallaba. / KultPlus.com