9 Gusht, 2017 - 6:10 pm
Shqipëria kësisoj ka konfirmuar pjesëmarrjen në Junior Eurovision Song Contest 2017.
Eurovizioni për më të vegjlit këtë vit mbahet në Gjeorgji, me 26 nëntor.
Gjithsej 16-të shtete do të marrin pjesë në këtë garë, mes tyre edhe Portugalia, Italia, Irlanda, Serbia e Rusia.
4 mijë spektatorë do të mund ta ndjekin drejtpërdrejt spektaklin e madh, në Olympic Palace në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi.
Shqipëria do ta zgjedhë përfaqësuesin për këtë garë muajin tjetër. Vitin e kaluar, Shqipëria morri pjesë në këtë garë me Klesta Qehajën, e cila u radhit e 13-ta në finale. / KultPlus.com