26 Mars, 2019 - 2:20 pm
Autorja tetë vjeçare Sindi Muharremi do të promovoj librin e saj të parë me poezi “Arushi prej pelushi”, i cili doli në shitje këto ditë. Libri ndodhet në librarinë “Artini” në Prishtinë.
Sindi tregon se ka filluar të merret me poezi që në moshën 7 vjeçare, ku ka trajtuar jetën reale të saj në përgjithësi, duke e përdorur nga pak edhe imagjinatën e saj.
Poezi në këtë libër vogëlushja i ka kushtuar edhe këngëtares Dua Lipa, pasi që është këngëtarja e saj e preferuar. Shtëpia botuese e këtij libri është “Zero print”. Recensent i librit është prof.Vjollca Dibra si dhe redaktor prof. Xhevat Syla, ndërsa ballinën dhe ilustrimet i ka realizuar Flamur Krasniqi. Ky libër gjithsej përmban 49 poezi. Promovimi i librit do të mbahet më 29 mars, në ora 11:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës./KultPlus.com