24 Shkurt, 2019 - 3:00 pm
Ceremonia e Oscar tërheq të gjithë pa përjashtim, nga aktorë të dëshmuar e deri tek të rinj që premtojnë shumë, por që secili prej tyre parakalon në tapetin e kuq me një synim: të kthehen në shtëpi me statujën e famshme të artë.
Nuk është ndryshe as këtë vit, në ceremoninë e 91-të të Akademisë së çmimeve që mbahet sonte në mbrëmje në teatrin “Dolby” në Hollywood, ndërsa me orën tonë lokale prej orës 02:00 të së hënës, ku me të drejtë presim surpriza.
Drama e regjisorit Alfonso Cuaron “Roma” dhe një komedi-dramë për gratë “The Favourite” dominojnë listën e nominimeve Oscar me nga dhjetë të tilla, përfshirë edhe atë për “Filmin më të mirë”.
Menjëherë pas këtyre dy filmave, vjen një tjetër prodhim i mirëpritur nga artdashësit. Filmi “A Star Is Born” me Bradley Cooper dhe këngëtaren e famshme Lady Gaga ka 8 nominime. Po kaq nominime ka edhe filmi biografik për Dick Cheney, “Vice”.
“Black Panther”, që bëri historinë si filmi i parë më superheronj që nominohet në kategorinë për “Filmin më të mirë”, në total ka gjithsej 7 nominime.
Pas tij, me numrin më të madh të nominimeve vjen drama e Spike Lee “Blackklansman” që ka gjashtë të tilla. Nga 5 nominime kanë filmat “Bohemian Rhapsody” dhe “Green Book” ndërsa nga 4 nominime kanë “First Man” dhe “Mary Popins Returns”.
Nominimet për aktorin më të mirë:
Christian Bale (Vice)
Bradley Cooper (A Star Is Born)
Willem Dafoe (At Eternity’s Gate)
Rami Malek (Bohemian Rhapsody)
Viggo Mortensen (Green Book)
Nominimet për aktoren më të mirë:
Yalitza Aparicio (Roma)
Glenn Close (The Wife)
Olivia Colman (The Favourite)
Lady Gaga (A Star Is Born)
Melissa Mccarthy (Can You Ever Forgive Me?)
Nominimet për filmin më të mirë:
Black Panther
BlacKkKlansman
Bohemian Rhapsody
The Favourite
Green Book
Roma
A Star Is Born
Vice