25 Gusht, 2019 - 10:00 pm
Me zhvillimin e teknologjisë, serialet dita ditës po zënë vendin më të rëndësishëm në historinë e televizionit, dukë përfshirë këtu edhe platformat tjera si atë online, shkruan KultPlus.
Në vijim, mund të shihni 10 seritë më të shikuara të të gjitha kohërave.
The Sopranos
Kur “The Sopranos” bëri debutimin e tij në 1999, shfaqjet televizive nuk ishin shumë të njohura për të qenurit kinematografike. Drama interesante e David Chase, përgjithmonë e ngriti nivelin e të shkruarit, drejtuarit dhe të performuarit në nivel të njejtë me filmat më të mirë të mafive të bëra ndonjë herë. Shfaqja preku një tip të karakterit njerëzor që do të bëhej shumë i popullarizuar në vitet në vijim: anti-heroin. Për deri sa Tony Soprano ishte një kriminel i dhunshëm, ai ishte gjithë ashtu një familjar që donte të mbante balans midis dy botëve të ndryshme të tij. Ndryshimi i tij nga të qenurit përbuzësh dhe dashamirës, Tony ishte protagonist i ndryshum për audiencat televizive. Ai është një nga arsyet pse “The Sopranos” ndihmoi të krijonte një epokë të artë për ekranet televizive.
The Wire
Në shikim të parë, “The Wire” mund të të duket sikur një dramë standarte e krimit. Ndoshta kjo është arsye pse shfaqja nuk arriti shikueshmëri të madhe përgjatë fillimeve të saj. Ndërsa në ditët e sotme, do ta kishe shumë të vështirë për të gjetur një kritik i cili nuk do ta përfshinte shfaqje në listën e tyrë më të preferuar të të gjitha kohërave. Me secilin sezonë duke e ndryshuar fokusin, ne arrijmë të shikojmë skenat e krimeve me drogë në Baltimore nga kënde të ndryshme. Duke e marrë parasysh mjedisin nga vjen autori i shfaqjes David Simon si një reporter i Policisë, nuk duhet të na vijë si suprizë lëvdatat që merr nga çdo anë “The Wire” për origjinalitetin e saj. Dialogu nuk ndalet kurr në mënyrë jonatyrale dhe aktorët, numri i madhë i të cilëve është i përbërë nga aktorë të panjohurë në atë kohë, nuk mund ta bënte më real aktrimin e tyre në rolet përkatëse.
Seinfield
Për një shfaqje që nuk i ishte dedikuar asnjë gjëje, “Seinfeld” ka lënë një impakt më të madhë sa që as autorët e saj do të munda ta imagjonin ndonjë herë. Komedia e Jerry Seinfeld rrjedhë nga gjërat e vogla në jetë, ngjarjet komedike të tij shfaqin si si problemet e vogla rriten në probleme më të mëdha. Si shembull, kush do thoste se Junior Mint, një këmish e trashë apo e tkurrur do të shkaktonte kaq shumë zhurmë. Në shumicën e episodeve, çdo ngjarje e vogel do të bashkohej me ndihmën e rastësisë, duke krijuar kështu disa nga shfaqjet më qesharake në historinë e televizonit. Ngjarjet e krijuara me kujdes kanë qenë më qesharake falë karaktereve jo të zakonshme, dialogut citues dhe shakave të shpejta që kërkonte nga audience një vëmendje të madhë dhe të vazhdueshme.
Game of Thrones
Ka qenë një kohë kur njerëzit fantazinë e kanë asociuar fantazinë me striptizëm dhe efekte special te djathit. Sikur se “The lord of the rings”, ”Game of Thrones” rigjallëroi këtë zhandër në ekranin e madhë, me gjithë se, “Game of Thrones” i dhuroi ekranit të vogël plotë 10 vite më vonë. Sigurisht, “e vogël” është fjala e fundit që ne do të përdornim për të përshkruar këtë inovacion të adaptimit të librave “Një këng e akullit dhe zjarrit” të George R.R. Martin. Gjithçka rreth kësaj serie është epike, nga grupi i madhë i aktorëve, deri tek vlerat fantastike të produksionit, dhe deri tek detajet më të imta. Arritjet ambicioze të shfaqjes krahasohen vetëm me numrin e çmimeve që ajo fiton, duke u bërë seriali i shkruar më i vlerësuari në historinë e Primetime Emmy.
Breaking Bad
“Breaking Bad” mund të jetë seriali më i apasionuar pas tij në këtë listë, që përshatet duke marrë parasysh temën që trajton. Duke qenë më së shumti i njohur për rolet si comedian në atë kohë, Bryan Cranston mund të ishte parë si një kandidat jofavorit për të luajtor një profesor të kimisë Walter White. Me qenë se Kimia është shkenca e ndryshimeve, prapë se prapë, zgjidhja e këtyre aktorëve doli se ishte zgjidhja më e zgjuar në shumë aspekte. Gjatë pesë sezoneve të planifikuara shumë, të krijuara në mënyrë të përpiktë, ne shohim që ky burrë i familjes me kancer të evoluojë në një mbret të pamëshirshëm të drogës. Kur shumica tregojnë kulmin e cilësisë të serisë herët, “Breaking Bad” disi arriti të përmisoj veten çdo vit që kalonte, duke grumbulluar në një fund që la të gjitha në shënimin e duhur.
Mad Man
Në përpjekje për të vendosur kanalin AMC në hartën e përmbajtjeve origjinale, “Mad Men” u bë e para shfaqje kabllore që fitoj Primetime Emmy për Seritë e Jashtëzakonshme të Dramave, e para nga 4 fitoret radhazi. Së pari i vendosur përgjatë viteve 1960, kjo periudhë e dramës shfaq këtë epokë me simbolikë të fuqishme, atmosferë të bezdisëshme, dhe shfaqje delikate që paraqesinë shumë gjëra, madje edhe me pak dialog. Seriali përcjell në mënyrë të shkëlqyeshme kohërat në ndryshim, ndërsa gjithashtu demonstron sesi disa gjëra kurrë nuk duken të ndryshojnë. Në qendër të gjithçkaje është një reklamues i zoti i cili është në kërkim të personalitetit të tij, por që përhumbet në vazhdimësi në botën e reklamave të rrejshme.
The Simpsons
“The Simpsons” vazhdimisht përmendërt si seria e animuar më e mirë ndonjëherë, por njerëzit ndonjëherë harrojë që ai është po ashtu edhe një nga komeditë me influencën më të madhe në të gjitha televizionet. Kreativiteti i Matt Groening posedon një stil dallues të animacioneve që ne të gjithë e kuptojmë, por ajo që vërtetë na bënë për veti janë shakatë e shkurta, skenat e tregimeve të zgjuara dhe personazhet e përjetshme. Duke folur për këtë, viti 2018 pa që “The Simpsons” zyrtarisht tejkaloi “Gunsmoke” si seria e Primetime-ve më të gjata të shkruara të Amerikës në lidhje me episodet. Shfaqja madje ka dëshmuar se është para kohës së saj, duke parashikuar gjithçka, nga fitorja presidenciale e Donald Trump deri tek blerja e propozuar e Fox nga Disney. Edhe nëse sezonet e mëvonshme nuk mund të konkurrojnë me vitet e arta, “The Simpsons” do të jetë gjithmonë i veçantë.
The Twilight Zone
Në “The Twilight Zone”, asgjë nuk është ashtu siq duket. Një lojë kukull mund të jetë një vrasës hakmarrës dhe një libër i dedikuar për të shërbyer njerëzimit mund të sjellë fundin e tij. Edhe vetë seria është më shumë se ajo që sheh syri. Për deri sa është klasifkuar si një film fantashkencë, autori Rod Sterling përdori të mbinatyrshmen të paraqes probleme të botës reale sikur se paragjykimet, nënshtrimi dhe psikologjia e turmave. Shumë episode e kanë gdhendur veten në kulturën popullore si episode klasike shumëvjeçare. Seria ka një shtrirje shumë të gjerë sa që edhe nëse ti nuk e ki parë asnjë episodë, shanset janë shumë të mëdha që je i familjarizuar me një nga përfundimet e saj.
The Leftovers
Nuk ka asnjë kundërshtim se “Lost” ishte një seri që e ndryshoi lojën televizive, me anë të aktorëve të saj të ndryshum, tregimeve ambicioze, dhe përdorimin inovativ të kthimeve në kohë. Me gjithë atë, Damon Lindelof e përfeksionoj këtë formulë kur ai u bashkua me Tom Perrota për të bashkë krijuar “The Leftovers”. Pasi 2% e popullësisë së botës papritur zhduket, të mbijetuarve ju është lënë detyra për të gjetur kuptimin e çdo gjëje. Ajo që është intrige më së shumti është se misteri i gjithpërfshirshum është i parëndësishum. Ajo që është me të vërtetë magjepëse është se si karakteret reagojnë ndaj rrethanave të çuditëshme, duke i udhëhequr ata në disa vende zemërthyese, inspiruese dhe të paparashikueshme. Për deri sa “The Leftovers” nuk ishte kurr favoriti i votuesve dhe morri vetëm disa çmime, nuk është asgjë më pak se një kryevepër e paparë
Cheers
“Cheers” demonstroj se çelësi kryesorë që një seri të ketë suksesë është përshtatja e karakterëve në seri ndërmjet veti, kështu vuri një standartë të ri për secilën seri komedike që u shfaq pas saj. I zhvilluar në një bar tashmë ikonë ku secili e di emrin tënd, seria sjelli së bashku një numër të paharrueshëm të aktorëve, nga Sam i dhënë pas femrave, tek Carla temparamente, deri te Frasier intelektual, i cili do të kishte një sukses pothuajse të njejtë në një seri tjertër të ngjajshme. Edhe pasi disa aktorë kryesorë sikur se Diane dhe trajneri u larguan, serisë nuk ju zvogëlua kualiteti, por në fakt mirëpriti disa aktorë të uritur për sukses sikur se Woody dhe Rebecca. Si një dëshmi për kualitetin e vazhdueshum të serisë, “Cheers” arriti të nominohej për Primetime Emmy për Seritë të jashtëzakonshme komedike në secilin nga 11 sezonet e serialit, duke fituar 4 herë. /gazetablic/ KultPlus.com