13 Korrik, 2020 - 9:33 am
Stan Dragoti artisti i njohur me origjinë shqiptare, dy vjet më parë u shua në moshën 86 vjeçare në Los Angelos – Kalifornia.
Stan Dragotit, njihet nga shqiptarët si shqiptari që “shembi” muret e Hollivudit, ose njeriu që bëri rizgjimin e ëndrrave Njujorkeze me fillimin e famshëm “I love New York”. Ai thuhet se ka lindur më 4 tetor 1932 në New York City.
Prejardhja e tij është shqiptare. Vjen nga një familje Tepelenase, që kanë emigruar shumë herët në ShBA. Babai i tij Asllan nga fshati me peisazh tërheqës, Dragot (mbiemrin e të cilit mban edhe artisti) i Tepelenës dhe nëna e tij Bahrie nga qyteti i lashtë Tepelenë. Hapat e para të këtij gjeniu filluan që në fëmini.
Në moshë të vogël ishte tepër kureshtar dhe i interesuar t’a shpenzonte kohën përballë programeve televizive. Cdo film që shikonte ishte i apasionuar ta komentonte me motrat dhe prinderit. Që në moshën 7-vjec filloi të vizatonte, imagjinonte dhe shumë skicime të moshës. Sipas Wikipedia, thuhet se këto ishin dhe zanafillat të cilat e çuan ëndrën e tij realitet. Mbaroi njekohësisht kolegjin në “Cooper Union” New York dhe shkollën e arteve vizuale. Ai bashkëpunon akoma që prej vitit 1968 me kolegun e tij Charli Moss.
Stani bëri ëmer që në hapat e para kur filloi drejtor i një filmi ,që pati sukses të pabesueshëm. Disa nga shitjet i kalonin shifrën 200 milion dollar të çdo prodhimi të kompanis së tij. Njëkohësishtë filloi të realizonte reklama për gjigandet e industrisë së linjave ajerore dhe atyre së prodhimit të makinave. Njeri inteligjent dhe krijues duke i vënë në shërbim të kohës. U bë tepër i njohur dhe i kërkuar për vetë kohën. Mos vallë koha e kishte kujdesur për momentin e duhur që të bënte rizgjimin e ëndrrave Njujorkeze.
Eshtë e paharueshme për ata që kanë jetuar vitet 1970 kur i kujton filmin simbol – filmin që ka “pushtuar” rreklamat dhe vitrinat shumë ngjyrshe të metropolit gjigand të botës Nju Jork për pjesën e filmit “I love New York”. Një zemër “flakë e kuqe me dy gërma të mëdha NY” çka lexohet në shqip e dua me gjithë zemër Nju Jorkun. Megjithese kanë kaluar kaq vite kjo rreklan është si me thënë hymni i njujorkezve “I love New York”. Gjatë takimeve të shumta me ish Kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, ne jeten active ai ka qenë jo vetëm duke diskutuar per kinematografin, por edhe per lançimi i Shqipërisë në Hollivud, lançimi i turizmit shqiptar nëpër botë dhe pse jo të publicizohet edhe toleranca fetare, që sipas artistit është mjaft e rëndësishme.
Regjisor i njohur me origjinë shqiptare, veçanërisht për filmat “Love at First Bite” (Dashuri me kafshimin e parë, 1979), një komedi e zezë mbi temën e Drakulës dhe “The Man With One Red Shoe” (Burri me një këpucë të kuqe, 1985), një komedi romantike me Tom Hanks dhe James Belushi, i kishte shprehur idenë kryeministrit shqiptar për realizmin e tre projekteve kinematografike të rëndësishme. Nga burime pranë ish Kryeministrisë, gjate udheheqjes se Berishes, mësohet se Dragoti ka pasur një projekt në bashkëpunim me producentë të tjerë amerikanë, realizmin e tre filmave për Shqipërinë.
Te cilat artisti ia kishte prezantuar ne ate kohe ish kryeministrit tre projekte filmike për t’i çuar në Hollivud, që ishin sipas lajmeve te atehershme njëri për historinë e Skënderbeut, një tjetër projekt filmik për ndihmën që shqiptarët u kanë dhënë hebrenjve dhe një tjetër në bashkëpunim me Peter Lucas, për Luftën e Dytë Botërore” / KultPlus.com