20 filmat më të mirë që duhet t’i shikoni këtë vjeshtë

22 Gusht, 2023 - 3:15 pm

Napoleoni, Wonka dhe  Strange Way of Life janë në mesin e filmave që rekomandohet t’i shikoni gjatë kësaj vjeshje.

Në një shkrim me detaje për ta, media britanike “The Guardian” ka listuar si më poshtë filmat që ia vlen të shikohen gjatë stinës që po vjen, transmeton Klankosova.tv

Passages

Një trekëndësh dashurie katastrofale. Një regjisor homoseksual që jeton me partnerin e tij të butë, ku shkakton trazira emocionale duke u dashuruar me një grua.

Klokkenluider

Një aktor i njohur për punën e tij në filmat e errët, bën debutimin e tij si regjisor me një thriller rreth një informatori qeveritar dhe kujdestarin e tij.

Maigret

Filmi adapton tregimin e vitit 1954, “Maigret and the Dead Girl”.

Past Lives

Një burrë dhe një grua koreano-jugore, miqësia e ngushtë e fëmijërisë së të cilëve prishet kur njëra familje emigron në Kanada, por që ribashkohen pas shumë kohësh.

Love Life

Një çift i sapo martuar, përballen me pasojat e partnerëve të mëparshëm. Një tragjedi shtëpiake përmbys gjithçka që ata mendonin për jetën.

A Haunting in Venice

I përshtatur nga novela e vitit 1969 “Hallowen’en Party”, ku Poirot duhet të zgjidhë një vrasje në një seancë ku ai merr pjesë.

Dumb Money

Një dramë komedi për një ngjarje më të çuditshme në botën e sëmurë të opinionit në internet dhe rezistencës së grumbulluar ndaj ndërmjetësve të pushtetit kapitalist.

RMN

Një djalë i inatosur kthehet në fshatin e tij të Transilvanisë, pasi është shkarkuar nga puna në Gjermani, për të gjetur valë të madhe të racizmit.

Strange Way of Life

Pedro Pascal luan në rolin e një kauboji të pashëm meksikan që vjen në qytet për një përballje emocionale me ish të dashurin Ethan Hawke.

The Old Oak

Një refugjat sirian i strehuar miqësohet me një pronar lokali, i cili përpiqet ta bëjë pijetoren një vend takimi për komunitetet.

The Great Escaper

Historia e vërtetë e një ushtari të vjetër kryeneç, i cili arratiset nga shtëpia e tij e kujdesit në 2014 për të marrë pjesë në 70-vjetorin e zbarkimit të ditës D.

Killers of the Flower Moon

Një grua nga fisi Osage krijon një marrëdhënie fatale me një grabitqar, i cili nga ana tjetër manipulohet nga një blegtor.

Typist Artist Pirate King

Filmi e dërgon një artiste të neglizhuar, në një udhëtim në të kaluarën e saj nga një punonjës social.

Anatomy of a Fall

Një autore, e cila përballet me trupin e pajetë të burrit të saj jashtë vilës së saj alpine, ku duket se ai ka rënë nga dritarja. Por a u shty ai?

Napoleon

Napoleoni është frymëzuar nga një klasik epikë i heshtur për Abel Gance. Joaquin Phoenix luan në rolin e perandorit, Vanessa Kirby në atë të Josephine dhe Rupert Everett është Ëellington.

The Eternal Daughter

Misteri psikologjik nga Joanna Hogg, ku nënë e bijë bëjnë pushimet në një hotel në një fshat të largët.

Anyone But You

Romcom nga Will Gluck për dy vajza të reja, armike të betuara, të cilat e gjejnë veten në konfrontim gjatë pushimeve.

Wonka

Miti i origjinës për Willy Wonka, heroin e çuditshëm të Roald Dahl’s Charlie and the Chocolate Factory. Timothée Chalamet është pastiçieri i ri dhe Hugh Grant e vjedh atë si një Oompa-Loompa.

Next Goal Wins

Dokumentari origjinal i vitit 2014 për ekipin kombëtar të futbollit amerikan të Samoas, që luftojnë për të kthyer fatin e tyre pas një disfate historikisht të tmerrshme 31-0 nga Australia, tani është kthyer në një komedi, nën regjin e Taika Waititi.

The Pot-au-Feu

Benoît Magimel dhe Juliette Binoche luajnë në rolin e një eksperteje ushqimesh pasionante të pasur dhe kuzhinierin e tij, plotësisht të përkushtuar ndaj ushqimit dhe njëri-tjetrit./KlanKosova/KultPlus.com

Të ngjajshme