7 Tetor, 2018 - 9:30 am
Instituti Amerikan i Filmit (AFI) ka bërë të ditur se në ceremoninë rashës do ta nderojë Denzel Washingtonin me çmimin për vepër jetësore.
Në karrierën e tij të gjatë prej katër dekadash, aktori i famshëm ka marrë plot nëntë nominime për çmimin Oscar.
Nga to, dy herë e ka fituar çmimin më prestigjioz që u ndahet aktorëve. Në vitin 1989, ai u nderua me Oscar për rolin dytësor në filmin “Glory”, ndërsa në vitin 2001 u vlerësua për paraqitjen e tij në filmin “Training Day”.
Për më shumë, gjatë karrierës ndër të tjera, ai ka fituar edhe tri çmime Golden Globe dhe një çmim Tony.
Washington do të jetë fituesi i 47-të me radhë i çmimit AFI, të cilin e kanë fituar emra të njohur të ekranit.