14 Mars, 2019 - 4:30 pm
Filmi “Ajo” i regjisores kosovare More Raça është selektuar për të qenë pjesë e konkurrencës zyrtare në Festivalin e Kategorisë A , ‘International Short Film Festival Oberhausen’, shkruan KultPlus.
‘International Short Film Festival Oberhausen’ është ndër festivalet më të vjetër dhe më të rëndësishëm të filmit të shkurtër. Ne këtë festival kanë aplikuar 5000 filma dhe janë pranuar vetëm 90 filma. Film AJO është konkurrent në kategorinë Children’s and Youth Films.
Filmi “Ajo” me regji të More Raçen, ka për producent Sunaj Raçën ndërsa flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj.
Në film luajnë aktorët Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, Bekim Mulaj.
Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës. / KultPlus.com