4 Mars, 2025 - 9:04 pm
Dokumentari “Ajo`Mal” i alpinistes Uta Ibrahimi, që pasqyron udhëtimin e 20 vajzave të reja përmes maleve mahnitëse të Kosovës, është përzgjedhur për të marrë pjesë në Festivali Ndërkombëtar të Filmit Mjedisor në Washington, D.C.
Festivali Ndërkombëtar të Filmit Mjedisor është festivali më i madh i filmit mjedisor në botë. Mbahet çdo vit në mars në Uashington, DC, duke paraqitur më shumë se 100 filma për një audiencë prej mbi 30,000.
“Jam shumë e emocionuar të ndaj që ‘Ajo’Mal’—dokumentari ynë për udhëtimin e 20 vajzave të reja përmes maleve mahnitëse të Kosovës—është përzgjedhur për Festivali Ndërkombëtar të Filmit Mjedisor në Kryeqytetin e Kombit!”, ka shkruar Uta Ibrahimi në faqen e Utalaya Foundation.
Dokumentari “Ajo’ Mal” i kuruar nga Festivali Dokufest prezanton shtetin e Kosovës në këtë ngjarje të përmasave botërore, duke paraqitur bukuritë natyrore të vendit dhe historitë frymëzuese të vajzave që kanë përjetuar këtë avanturë.