27 Janar, 2021 - 10:06 am
Projektet kinematografike ku interpretojnë aktorë me ngjyrë po fitojnë një vëmendje mjaft të madhe kohët e fundit. Lëvizja Hollywood për njerëzit me ngjyrë, është paraqitur në mesin e një periudhe mjaft të vështirë politike dhe kulturore pas protestave të dhunshme që u përhapën në të gjithë botën nga vrasja e afro amerikanit George Floyd.
Për këtë arsye Instituti Amerikan i Filmit (AFI) ka përzgjedhur 10 filmat më të bukur të realizuar gjatë 2020 ku të pranishëm janë vetëm aktorët që vijnë nga komunitetet të ndryshme. Lista vjetore, e lëshuar përpara shfaqjeve kryesore të ndarjes së çmimeve për vitin 2021 është një nga treguesit e parë se këto filma do të përzgjidhen edhe në Oscars dhe Golden Globes.
Drama Spike Lee në Vietnam “Da 5 Bloods”, filmi i fundit i Chadwick Boseman “Ma Rainey’s Black Bottom,” “One Night in Miam” dhe “Historia e Panterës së Zezë”, janë mes filmave që u nderuan me çmim si më bukur të realizuar nga ana artistike.
Muzikali “Hamilton”, për baballarët themelues të Shteteve të Bashkuara mori çmimin kryesor të mbrëmjes për mënyrën e interpretimit të aktorëve. “Minary”, historia e një familjeje emigrante koreane që është në kërkim të ëndrrës amerikane në vitet 1980, është gjithashtu në listë, së bashku me filmin e animuar “Soul”, me protagonist Jamie Foxx, “Gjyqi i Çikagos 7”, “Nomadland, dhe “Mank “.
Çmimet AFI, që jepen nga një juri e kineastëve, kritikëve dhe akademikëve, çdo vit nderon të gjithë ekipet krijuese të filmave dhe shfaqjeve televizive që ai i konsideron më përfaqësuese nga ana kulturore dhe artistike. / KultPlus.com