21 Mars, 2019 - 10:05 am
Një fotografi e publikuar nga aktori Shkumbin Istrefi ka ngjallur nostalgji te shumë persona që e kanë parë, sidomos te ata që e njohën nga afër profesorin, shkruan KultPlus.
Në këtë fotografi shihen aktorët Armond Morina, Ilir Prapashtica, Shkumbin Istrefi dhe profesori dhe aktori Faruk Begolli të cilët duket sikur po kalonin kohë të mira bashkë.
Aktori Faruk Begolli i cili u nda nga jeta në vitin 2007 mbetet ndër aktorët më të mirë shqiptarë nga Kosova në ish-Jugosllavi dhe me famë mbarëballkanike.
Faruk Begolli ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme e Teatrit dhe Kinematografisë Kosovare. Ishte bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Artevetë të Universitetit të Prishtinës, ku edhe punoi si pedagog i lëndës së Aktrimit. Në vitet e 90-ta ai së bashku me Enver Petrovcin themeluan Teatrin “Dodona” në Prishtinë, në këtë Teatër ai angazhonte studentët e tij dhe aktorë të tjerë duke inskenuar shfaqje të ndryshme teatrale. Teatri “Dodona” u bë Teatri më i njohur në Kosovë gjatë këtyre viteve duke vazhduar deri më tani.
Begolli do të mbes ndër aktorët më të mirë dhe më të dashur për publikun shqiptarë . / KultPlus.com