4 Maj, 2018 - 10:30 am
Akademia e Çmimeve prestigjioze Oskar njoftoi dje se do të përjashtojë yllin e televizionit Bill Cosby, i shpallur fajtor për abuzim seksual, dhe regjisorin e famshëm Roman Polanksi, i cili pranoi marrëdhënien e paligjshme seksuale me një minorene 13 vjeçe, dyzet vite më parë.
”Këshilli i drejtuesve të Akademisë së Arteve dhe Kinemasë u mblodhën të martën dhe votuan përjashtimin e aktorit Bill Cosby dhe regjisorit Roman Polanski nga radhët e tyre, në përputhje me normat e etikës”, bëhet e ditur në një deklaratë të Akademisë.
Këshilli vijon të promovojë normat e etikës, duke iu drejtuar anëtarëve të tij për sjellje në përputhje me vlerat e dinjitetit njerëzor.
Ish-ylli i televizionit amerikan, Bill Cosby u shpall fajtor të enjten e kaluar për abuzim seksual në vitin 2004 me një ish-basketbolliste, Andrea Constand.
Ai rrezikon deri në 30 vite burg. Dhjetëra gra të tjera e kanë akuzuar për keqtrajtim për ngjarje që datojnë shpesh, rreth 30 vjet më parë.