14 Korrik, 2023 - 3:30 pm
Aktori i famshëm i filmave aksion në nivel botëror, Jean-Claude Van Damme, do të vjen për herë të parë në Kosovë.
Ikona e aksioneve dhe filmave të cilat kanë shoqëruar ekranet anë e kënd globit, do të gëzoj fansat shqiptar më 16 korrik. Ardhjen e tij po e mundëson një kompani zvicerane e orëve. Lajmin e ka konfirmuar vet ai nëpërmjet një video.
“Shumë shpejt do të jem në Kosovë në mes të 16 dhe 20 korrikut”, ka thënë ai në video.
Ende nuk dihet agjenda që do ta ketë artisti gjatë qëndrimit në vend.
Jean-Claude Camille François Van Varenberg është aktor luftarak, regjisor dhe koreograf luftarak belg. Rrugëtimi i tij nis në moshën 10 vjeçare, ku babai i tij e regjistroi në klasat e arteve marciale. Rrugëtimin me film e nisi në SHBA në vitin 1982. Ndër filmat e tij më të njohur janë “Bloodsport”, “Timecop”, “Universal Soldier”, “Hard Target”, “Kickboxer”. Gjithsej ka luajtur në mbi 50 filma./ rtk / KultPlus.com