15 Maj, 2019 - 5:26 pm
Aktori Isaac Kappy, i cili ka luajtur në “Thor” dhe “Terminator”, vdiq pasi u hodh nga një urë në Arizona, sipas mediave amerikane.
Në raportin e policisë thuhet se Kappy, pas hedhjes nga ura gjithashtu u godit edhe nga një automobil.
Para vetëvrasjes ai e kërcënoi Paris Jacksonin, vajzën e Michael Jacksonit, dhe u akuzua se ishte i dhunshëm ndaj saj.
TMZ raportoi se disa kalimtarë u përpoqën ta parandalonin fizikisht 42-vjeçarin nga hedhja nga ura, por nuk arritën ta ndalonin.
Zëdhënësi i Departamentit të Sigurisë Publike të Arizonës, Bart Graves i tha revistës People se policia e gjeti trupin e aktorit në lindje të vendit, nën urën në Transwestern Road.
“Ai kërceu nga ura, dhe më pas u godit nga një automobil që po kalonte. Mashkulli i cili ka vdekur në vendin e ngjarjes u identifikua si 42-vjeçari Issac Kappy” konfirmoi Graves.
Para vetëvrasjes, aktori e bëri një postim brutal në Instagram, në të cilin mund të dyshohej se do t’i bënte diçka vetes, shkruan KOHA Ditore.
“Nuk kam qenë njeri i mirë. I kam tradhtuar shumë njerëz dhe kam humbur shumë besime. Kam shitur drogë. Nuk i kam paguar taksat. Kam borxhe. E kam abuzuar trupin tim me cigare, drogë dhe alkool. Dhe derisa është e vërtetë se kam kaluar shumë, shumë orë të hulumtimit për aktorët e këqij, kam kultivuar shumë pak vetëdijesim për veprat e mia”, shkroi Kappy.
Ai gjithashtu u kërkoi falje presidentit të SHBA, Donald Trump, dhe Jezusit që i ka tradhtuar./KultPlus.com