6 Prill, 2020 - 2:20 pm
Aktori 68-vjeçar, Jay Benedict, i cili e kishte portretizuar rolin e Russ Jordenit në filmin e vitit 1986, “Alien”, ka vdekur si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga COVID-19.
Lajmin e kanë konfirmuar menaxherët e tij.
Në një deklaratë për media, ata kishin shkruar: “Me pikëllim të thellë ju lajmërojmë se Jay Benedict vdiq më 4 prill, nga komplikimet e shkaktuara nga koronavirusi”.
Përveç rolit në filmin “Alien”, Benedict gjithashtu shquhet për paraqitjen e shkurtër në filmin hit të vitit 2012, “The Dark Knight Rises”, transmeton Koha.
Filmat e tij të fundit, “Madame” dhe “Hostile”, u lansuan në vitit 2017.
Përveç projekteve në gjuhën angleze, Benedict po ashtu ka luajtur në filma francez dhe spanjoll.
Jay Benedict e ka lënë prapa bashkëshorten, Phoebe Scholfield, dy djemtë e tyre Leopold dhe Freddie, si dhe vajzën e tij nga një lidhje e mëparshme. / KultPlus.com