7 Qershor, 2019 - 3:59 pm
James Belushi është një nga aktorët shqiptar që ka arritur sukses në Hollywood dhe i cili është shumë i dashur nga publiku, shkruan KultPlus.
Mirëpo edhe pse i lindur dhe i formuar si personalitet larg Shqipërisë, përkatësisht në Çikago, Belushi asnjëherë nuk i ka harruar rrënjët e tij.
Ai është djali i një emigranti shqiptar mirëpo ndjehet krenar për origjinën e tij.
Në një postim në Facebook kujtoi me nostalgji kohën kur ndodhej në Shqipëri në vitin 2007.
“Duke u rritur në Çikago si i biri i një emigranti shqiptar është interesante të kthehesh prapa dhe të kuptosh se sa shumë më ka formuar. Duke u kthyer pas në vitin 2007, isha shumë me fat që isha i ftuari i veçantë i Kishës Ortodokse Shqiptare. I dua rrënjët e mia,”-shkroi 64-vjeçari.
Ndërsa postoi edhe disa momente nga aktiviteti në Kishën Katolike.
Dy yjet e kinemasë amerikane i kanë rrënjët e tyre në krahinën e vogël të juglindjes, buzë lumit “Devoll” me prindër 100% devollinj.
Ai bashkë me babain e tij, ka rrugëtuar drejt këtij fshati në vitin 1991 ku deklaroi për herë të parë se ndjehej krenar për origjinën.
Që adoleshent, John u bë shumë popullor pranë shokëve të tij. Shumë aktiv, ai merrej me sport por edhe me muzikë si baterist në një grup roku, dhe e shfaq talentin e tij të interpretimit nëpërmjet humorit. Nuk është çudi pra se pse The Blues Brothers pati një sukses aq të madh …
Pas shkollës së mesme, John shkoi për të studiuar dramë në Universitetin e Wisconsin dhe në DuPage College.
Vëllai i tij më i ri, James, ndërkohë diplomohet në arte dramatike në Universitetin e Southern Illinois Carbondale. Ai e nis karrierën e tij në një nga trupat e Çikagos, The Second City, ku kish interpretuar më parë edhe vëllai i tij./KultPlus.com