Aktori shqiptar sjellë parodi me figurën e Tarantinos dhe Brad Pittit (VIDEO)

9 Nëntor, 2017 - 6:30 pm

Pas shfaqjes “Die Mücke” (Mushkonja) që u shfaq para disa muajve për publikun gjermano-folës në një nga teatrot e Vjenës, aktori dhe regjisori Labinot Morina do të sjellë projektin e tij të ri filmik “Manson Parody”, shkruan KultPlus.

Personazhi që Morina ka sjellë identifikohet si Louis Marques. Ai me këtë film nuk kursen nga parodia as figurat e mëdha hollivudiane si Quentin Tarantino dhe Brad Pitt. Lidhur më këtë film regjisori dhe skenaristi Tarantino shprehet: “Pritet përfundimi i një drafti final për filmin më të ri që ndërlidh anëtarët e familjes Manson, në veçanti Charles Manson”.

Familja Manson (The Manson Family) quhej një grup i grave dhe burrave të rinj rreth Charles Manson, i cili kishte kryer disa vrasje në vitin 1969 në Kaliforni. Sipas një gjykate, Manson shfrytëzoi përdorimin kolektiv të drogës, karizmin e tij dhe dhunën seksuale për t’i bindur pasuesit e tij, sipas rezultateve dhe sprovave. Regjisori Morina po ashtu parodon mu me këtë figure, të cilën ai e quan pak më ndryshe Charlie Manson. Sipas disa burimeve mediatike, Tarantino ka shfaqur shume interesim që në rolin kryesor ta angazhoj Brad Pittin.

Aktualisht regjisori Morina së bashku me ekipin e tij janë duke punuar në projektin tjetër filmik të metrazhit të shkurtër, në të cilin përsëri ka futur nuanca parodike,e që disa prej tyre lidhen me producentin Harvey Weinstein./ KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?v=6d4ZOqR1-G8

Të ngjajshme