9 Tetor, 2019 - 9:30 am
Festivali i Filmit në Irak ka vlerësuar aktorin shqiptar Viktor Zhusti me çmimin ‘Best Actor’ (Aktori më i mirë), në edicionin e katërt të këtij festivali që u mbajt më 7 tetor 2019.
“Slemani International Film Festivl” u mbajt në qytetin Slemani në Kurdistan Irak dhe morën pjesë 154 filma nga 78 vende të botës.
Shqipëria garoi me filmin “Delegacioni” ku arriti të marrë çmimin prestigjoz nga aktori Zhusti.
Në këtë film Viktor Zhusti interpreton personazhin kryesor, që është një intelektual i burgosur, që nuk pranon lojën e pushtetit por preferon sakrificës në vend që të kthehet në vegël të tyre/ATSH/ KultPlus.com