5 Tetor, 2020 - 3:03 pm
Bëhet e ditur se Thomas Jefferson Byrd u qëllua me armë zjarri. Lajmi është bërë i ditur nga Departamenti i Policisë në Atlanta të Amerikës të cilët kanë raportuar për Fox News për vdekjen e aktorit, përcjellë KultPlus.
Deklarata tha se kjo ka ndodhur të shtunën në 1:45 të mëngjesit dhe se gjetën një mashkull të shtrirë pa ndonjë reagim në vend.
Njeriu, më vonë i identifikuar si Byrd, i cili u shpall i vdekur nga plagët e shumta me armë zjarri në shpinë.
“Detektivët e vrasjeve u përgjigjën lidhur me këtë dhe po punojnë për të përcaktuar rrethanat që lidhen me incidentin. Hetimi është duke vazhduar”, thuhet tutje në deklaratë.
Byrd ndërkohë është i njohur për rolet e tij në: “Set It Off”, “He Got Game” dhe “Ray”.
Thomas gjithashtu në 2013 ishte i nominuar për një çmim ‘Tony’ për performancën e tij në “Ma Rainey’s Black Bottom. / KultPlus.com