13 Tetor, 2023 - 4:30 pm
Aktorja e njohur Jessica Lange ka treguar pse po tërhiqet nga bota e aktrimit pas gati 50 vitesh karrierë të shkëlqyer.
Ajo u bë e famshme për rolin e saj në filmin “King Kong” në vitin 1974 dhe u vlerësua me një Globe të Artë për atë rol, megjithëse performanca u prit me kritika të ndryshme.
Diva e Hollivudit ka dy Oscar dhe pesë Golden Globes.
Rolet e saj në filmat “Tootsie” (1982) dhe “Blue Sky” (1994) i sollën asaj një Oscar.
Aktorja Jessica Lange ka lindur në Minesota dhe jeton në Greenwich Village me tre fëmijë dhe dy nipër e mbesa.
Jessica Lange
Pas një karriere 46-vjeçare, ajo ka vendosur të reduktojë gradualisht rolet e saj.
Si një nga arsyet e tërheqjes nga aktrimi, ajo ajo përmend mungesën e krijimtarisë në industrinë e filmit, sepse producentët po ndjekin vetëm fitimet.
“Theksi nuk është tek arti dhe historitë e mira. Tani është e rëndësishme që producentët të jenë të lumtur. Por mua nuk më interesojnë këta filma të mëdhenj të librave komikë. Mendoj se kanë sakrifikuar artin për fitime,” tha ajo.
Asaj nuk i pëlqen as prodhimi i filmave modernë, të cilët i konsideron tepër agresivë.
Dalja e saj në pension është sigurisht graduale, sepse ajo njoftoi planet e saj të daljes në pension në 2013, por më pas luajti në “American Horror Story”.
Filmat në të cilët do ta shohim në vazhdim janë “Long Day’s Journey Into Night” dhe një biografi për Marlene Dietrich. /noa.al / KultPlus.com