6 Shtator, 2020 - 3:07 pm
Është bërë e ditur se aktorja dhe shkrimtarja shqiptare në SHBA, Erjeta Cufaj, është pjesë e jurisë të festivalit ndërkombëtar të filmit “International Filmmaker Festival of New York 2020” (IFFNY).
Vlen të theksohet se Erjeta është diplomuar nga Akademia e Arteve të Bukura në Tiranë dhe tashmë realizon altivitetin e saj artistik në New York.
Festivali ndërkombëtar i përvitshëm është projekt i producentes shqiptare në New York, Mrika Krasniqi, e cila është bashkëthemeluese e këtij festivali dhe drejtuese e kompanisë së saj të filmave.
Erjeta tashmë është në mesin e jurisë së IFFNY të vitit 2020.
Juria do të gjykojnë projekte të mrekullueshme nga e gjithë bota:
Erjeta Cufaj – Aktore, shkrimtare
Jacqueline Qafa – Drejtoreshë, shkrimtare, prodhuese
Stefan Michaels – Aktor, humorist, shkrimtar
Stacey Gough – Aktor, prodhues
Damaris Fernandez – Fotografi. /albinfo/ KultPlus.com