Almodovar me Swinton dhe Moore në ‘La habitacion de al lado’

25 Janar, 2024 - 5:30 pm

Regjisori i njohur spanjoll, Pedro Almodovar do të fillojë në mars filmin e tij të ri “La habitacion de al lado” (”Dhoma tjetër”), filmi i tij i parë artistik në anglisht, me Julianne Moore dhe Tlda Swinton, që ai i kishte drejtuar më parë në filmin e shkurtër ”The Human Voice” (”Zëri njerëzor”), të vitit 2020.

Xhirimet, kasti i të cilit është kompletuar nga John Turturro, do të zhvillohet mes Madridit dhe Nju Jorkut, bën të ditur një shënim nga kompania e prodhimit ”El Deseo”.

Historia e ”La habitacion de al lado” është ajo e një nëne shumë të papërsosur dhe e një vajze që mban inat ndaj saj, e ndarë e gjitha kjo nga një keqkuptim i madh.

Mes të dyjave, një grua tjetër, Ingrid (Julianne Moore), një shoqe e nënës, është ”depoja” e dhimbjes dhe të hidhërimit të të dyjave.

Marta, nëna (luajtur nga Tilda Swinton) është një reportere lufte dhe Ingrid një autore  romanesh fiction.

Vetë Almodovar shpjegoi qëllimin e tij në një shënim ku thotë se ”filmi flet për mizorinë e pakufishme të luftërave, të mënyrave shumë të ndryshme në të cilat dy shkrimtaret i afrohen njëra-tjetrës dhe shkruajnë për realitetin, për vdekjen, miqësinë dhe kënaqësinë seksuale si aleatët më të mirë për të luftuar kundër tmerrit”.

”Filmi flet edhe për zgjimin e ëmbël me cicërimat e zogjve në një shtëpi të ndërtuar në një rezervat natyror në Nju Inglënd, ku dy mikeshat jetojnë situata ekstreme dhe çuditërisht të ëmbla”./KultPlus.com

Të ngjajshme