18 Qershor, 2019 - 3:22 pm
Me Manifestin e partisë naziste në persekutimin e hebrenjeve, aktori hebre Leon Reuss, i ndaluar nga puna e tij e aktrimit, në Gjermaninë Naziste, arriti ti mashtroj nazistet dhe të shndërrohej në idhullin e tyre arian, me maskimin e tij.
I tërhequr në pronën e tij në Austri, Reuss jetoi mes fermerve Trioli dhe studioi dialektin e tyre, duke e shndërruar edhe pamjen e tij, që të dukej si një arian, duke e pagëzuar veten si Kaspar Brandhofer. Ai zbardhi të gjitha flokët, kokën dhe trupin, duke u larë çdo dhjetë ditë në peroksid hidrogjeni të holluar. Ai gjithashtu mori letra nga njëri prej fshatarëve, që ai vëzhgonte nga afër atë, në male.
Duke punuar vite më parë me regjisorin Max Reinhardt, pas ndjekjes hebreje nga nazistet, Reuss kthehet të punoj për të, mirëpo me frikën që do ta njoh Max Reinhardt, ku misteri qëndron se a e mashtroi Reuss regjisorin, apo me të vërtetë e mashtroi atë? Në fakt, Reinhardt e rekomandonte atë tek Ernst Lothar, në Vjenë. Alter-egoja e tij do të debotoj me 2 dhjetor 1936 në Vjenë në rolin e Her Von Dorsday në filmin “Miss Else” Veprimi i tij si fshatar i tirolit duke vepruar si një aktor ishte i përsosur.
Duke i kërkuar regjisroi atij që të bëjë një monolog, Reuss i replikon regjisorit, duke mos e pasur idenë e monologut “oh, po, e kuptoj, një dialog me Zotin tim”, aktori fshatar 100 % i rrënjosur, para syrit të publikut nazist, me dukje nordike, u bë idhull i shtypit nazist, “fshatari i përulur i Alpeve Austriake, aktori më i mirë natyror i brezit të tij”. Do e etiketonin ato Reuss-in.
Shumë pak kohë më vonë, Leon Reuss e zbuloi identitetin e tij të vërtetë, ku e bëri këtë për të provuar se, një aktor e bënë talenti, e jo raca e tij. Në një gjykatë vieneze, aktori i “maskuar” u gjobit për “jetesën nën një emër të rremë”. Ai u dënua me kusht me njëqind shilinga gjobë ose 48 orë burgim.
Zhuritja e shkaktuar e bëri atë edhe një herë që të duhet të zhvendoset, këtë herë në Shtetet e Bashkuara, ku tashmë e ndryshoi emrin e tij edhe njëherë, në Lionel Royce, më pak hebraik. Në Amerikë, Gjermanët hebrenjë në bashkëpunimet e tyre atje, në ekranizimin e luftës së tretë botërore nëpër kinematë e kohës, ironia qëndron tek Royce, se për të mbijetuar, ai duhej të luante karakteret naziste në këta filma./VisarShabani/KultPlus/