Amfiteatri Antik i Durrësit, kthehet në kinema verore me filmin “La Bataille de Solférino”

16 Korrik, 2024 - 4:00 pm

Qytetarët e Durrësit si dhe vizitorët e tij, do të shohin ditën e enjte se si Amfiteatri Antik do të shndërrohet në një kinema verore.

Mbrëmjen e datës 18 korrik, në amfiteatër do të shfaqet filmi “La Bataille de Solférino” të Justine Triet, filmi i saj i parë me metrazh të gjatë. Filmi do të jetë me titra në gjuhën shqipe dhe rrëfen përmes një energjie të jashtëzakonshme tensionet politike dhe romantike, në Paris.

Nga njëra anë triumfi i Fransua Holand në zgjedhje dhe nga ana tjetër është vendosur drama familjare e gazetares Leticia.

Aktiviteti është organizuar me mbështetjen e Institutit Francez, Qendra Muzeore Durrës, Ministria e Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit etj, aktivitet i cili i shtohet listës së atraksioneve kulturore veçanërisht për vizitorët e këtij sezoni veror.

Qendra Muzeore Durrës bëri me dije se hyrja në amfiteatër do të jetë e lirë./ KultPlus.com

Të ngjajshme