25 Tetor, 2022 - 11:40 am
Angelina Jolie do të luajë në filmin e radhës të regjisorit të nominuar për Oscar, Pablo Larraín, një biografi për këngëtaren e famshme të operës Maria Callas.
I titulluar “Maria”, filmi “tregon historinë e trazuar, të bukur dhe tragjike të jetës së këngëtares më të madhe të operës në botë, e rijetuar dhe ri-imagjinuar gjatë ditëve të saj të fundit në Parisin e viteve 1970”.
Callas ishte një këngëtare soprano greke me origjinë amerikane dhe një nga këngëtaret më të famshme të operës së shekullit të 20-të. Ajo lindi në Manhatan dhe mori trajnimin e saj për opera në Greqi kur ishte 13 vjeç dhe më vonë u transferua në Itali për karrierën e saj. Gjatë gjithë viteve, ajo u përball me miopinë që i la pothuajse të verbër dhe skandale të shumta në jetën e saj personale dhe profesionale. Ajo pati një rivalitet intensiv me këngëtaren italiane të operës Renata Tebaldi, plus një lidhje me Aristotle Onassis (i cili më vonë u martua me Jacqueline Kennedy Onassis, i cili rastësisht ishte subjekt i filmit të Larraín “Jackie).
Jolie ka thënë se e merr shumë seriozisht paraqitjen me rolin e këngëtares së operës, Marias, dhe se do të mundohet në maksimum që të dalë sa më origjinale, shkruhet në Variety.
Aktorja Angelina Jolie më së fundmi është paraqitur me rol në filmin e Marvel “Eternals” në vitin 2021. Ajo do të kthehet edhe me rolin e Master Tigress, në Kung Fu Panda, në vitin 2024./ KultPlus.com