Angelina Jolie shndërrohet në yllin e operës Maria Callas në një film të ri biografik (FOTO)

21 Tetor, 2023 - 5:15 pm

Aktorja Angelina Jolie dukej shumë më ndryshe se zakonisht kur u bë karakter në xhirimet e filmit të saj të ri biografik “Maria”, transmeton KultPlus.

Aktorja 48-vjeçare u shndërrua në këngëtaren e famshme të operës Maria Callas teksa xhironte skenat për filmin e ardhshëm në Athinë. Ajo dukej magjepse teksa stilonte frizurën e famshme të viteve ’50 të Marias me bizhuteri elegante. Së bashku me elegancën e saj të natyrshme, Angelina Jolie veshi një fustan blu saten të kombinuar me një çantë dore. Dukej se është shumë e lumtur dhe rehat kur bisedon me anëtarët e ekuipazhit midis skenave.

Dihet se filmi biografik “Maria” është drejtuar nga Pablo Larraín. I titulluar “Maria”, filmi do të tregojë historinë e trazuar, të bukur dhe tragjike të jetës së këngëtares më të madhe të operës në botë, e rijetuar dhe ri-imagjinuar në ditët e saj të fundit në Paris në vitet 1970. Filmi është shkruar nga Steven Knight – i cili shkroi skenarët për filmat “Spencer”, “Peaky Blinders”, “Eastern Promises”.

Sipas producentëve, kostumet e Angelina Jolie në Maria bazoheshin në rroba të vërteta të veshura nga Callas, duke përfshirë artikujt e vjetër të leshit nga koleksioni arkivor i Massimo Cantini Parrinit. Përveç Angelina Jolie, në film luajnë edhe Valeria Golino, Haluk Bilginer, Pierfrancesco Favino, Alba Rohrwacher dhe të tjerë.

Angelina Jolie u shfaq për herë të fundit në Eternals të Marvel Studios dhe thrillerin aksion Who Wish Me Dead. Ajo dha zërin e Tigreshës në Kung Fu Panda 4. Projekti i saj i radhës regjisorial, Without Blood, me aktorë Salma Hayek dhe Demián Bichir, ka përfunduar prodhimin. / KultPlus.com

Të ngjajshme