3 Tetor, 2018 - 10:30 am
Anibar ka hapur thirrje për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë që të bëhen pjesë e punëtorisë “Ndikimi i varfërisë në edukim”. Pjesëmarrësit bazuar në këtë temë do të realizojnë një film të shkurtë të animuar, shkruan KultPlus.
A keni menduar ndonjëherë se pse shumë fëmijë braktisin shkollën?
A keni menduar ndonjëherë se si të ardhurat familjare ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin arsimor të një familje? A keni interes në animacion?
Nëse po, atëherë kjo punëtori është për ju! Së bashku me drejtorin tonë artistik, të Anibar-it Petrit Gora, do të shqyrtohet sesi varfëria mund të ndikojë në edukimin e fëmijërisë dhe sesi ne si shoqëri mund ta trajtojmë këtë çështje.
Prej 8-11 tetor, pjesëmarrësit do të punojnë për prodhimin e një filmi të animuar që ka të bëjë më këtë çështje. Realizimi I filmit do të bëhet në kuadër të kësaj punëtorie katër ditore në Kinemanë Jusuf Gervalla.
Pjesëmarrësit e seminarit duhet të jenë nxënës nga Peja të cilët janë 15-18 vjeçar. Pjesëmarrësit nga vendet e tjera jashtë Pejës inkurajohen të aplikojnë, por akomodimi nuk mund të mbulohet. Studentët e përzgjedhur do të kontaktohen nga stafi i Anibar pas përfundimit të periudhës së thirrjes së hapur për këtë punëtori.
Të gjithë të interesuarit mund ta gjejnë interesuarit mund ta gjejnë aplikacionin këtu. / KultPlus.com