23 Gusht, 2020 - 8:10 pm
Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar dhe Animacionit – Anibar, sonte po i ndan çmimet kryesore. Vendi i parë në kategorinë e të Drejtave të Njeriut shkon për Umbilical, shkruan KultPlus.com
Për dallim nga edicionet e kaluara të festivaleve, edicioni i 11-të i është mbajtur online, për shkak të situatës me COVID-19 në vendin tonë.
Përveç paneleve, prezantimeve, punëtorive për fëmijë dhe masterklasave për të rinjtë, ANIBAR-i në këtë edicion ka sjellur edhe platformën online me afro 150 filma të metrazhit të shkurtë dhe të gjatë. Të gjithë këta filma janë të ndarë në kategoritë përkatëse dhe platforma do të jetë e qasshme deri më 30 gusht 2020.
Ju mund të të vazhdoni t’i shihni filmat në platformën online.anibar.org / KultPlus.com