2 Gusht, 2017 - 6:45 pm
Festivali Ndërkombëtar i Animacionit ‘Anibar’, në edicionin e tij të 8-të, do të sjellë edhe dy programe speciale dhe një retrospektivë, të cilat janë kuruara nga programorja holandeze, Tunde Vollenborek, shkruan KultPlus.
Programet Speciale janë të kuruara në linjat e Animacionit ‘Light’ Holandez dhe Animacionit ‘Dark Holandez’, ku e para përfshinë animacione më qesharake dhe të lehta, ndërsa e dyta do të shfaqë filma me tone më serioze.
Përveç dy programeve speciale, ‘Anibar’ sjellë edhe Retrospektiën Holandeze, e cila do t’i dedikohet studios ‘Frame Order’ që është e njohur për animacione të shkurtra me humoristike dhe të veçanta.
Joost Lieuwma, një nga udhëheqësit e ‘Frame Order’ do të jetë i pranishëm natën që do të shfaqet Retrospektiva Holandeze në qytetin e Pejës, ku të nesërmen edhe do të diskutojë më shumë, lidhur me rolin e filmave të animuara në krijimin e komedisë.
Sjellim orarin e plotë të Animacioneve Holandeze dhe Retrospektivës Holandeze:
Animacioni Light Holandez 20 gusht, 12:00, Kinema Jusuf Gërvalla
Animacioni Dark Holandez 29 gusht, 12:00, Kinema Jusuf Gërvalla
Retrospektiva Frame Order dhe Q&A 16 gusht, 14:00, Kinema Jusuf Gërvalla
Bisedë me Joost Lieuwma në Coffee and Talks: 17 gusht, 13:00, Exit Bar
Punëtori me Rense Mijnheer: 15 deri 19 gusht, 10:00-17:00, Teatri Istref Begolli
Pjesë tjetër e fokusit Holandez në ‘Anibar’, është një punëtori me Renske Mijnheer, ku ai do të krijojë animacione me disa objekte dhe materiale karakteristike nga e kaluara. Fokusi në Holandez në ‘Anibar’ është i mbështetur nga Ambasada Holandeze në Kosovë. /KultPlus.com