1 Mars, 2021 - 1:48 pm
Është publikuar traileri i parë i filmit të ardhshëm të regjisorit Zack Snyder, me titull “Army of the Dead”.
Ky projekt i realizuar nga Netflixi, vjen me regji dhe skenar të Snyderit, ndërsa në rolet kryesore i sjellë aktorët: Dave Bautista, Ella Purnell, Omari Hardwick, Ana de la Reguera, Theo Rossi, Tig Notaro, Raúl Castillo, Michael Cassidy dhe të tjerë.
Filmi “Army of the Dead” vjen i mbushur me ‘zombie’ dhe e rrëfen historinë e një grupi mercenarësh, të cilët e sprovojnë fatin kur futen në një zonë karantine, për ta kryer vjedhjen më të madhe në histori.
Dave Bautista, së fundmi ka deklaruar se e kishte shprehur dëshirën ta portretizoj një “zombie’ në serialin e famshëm televiziv, The Walking Dead”, por kërkesa e tij ishte refuzuar me arsyetimin se është shumë i madh me trup.
“Unë jam adhurues i madh i filmave me ‘zombie’. Me vite të tëra kam provuar të bëhem pjesë e serialit ‘Walking Dead’, të cilëve u thash se me dëshirë do të vija dhe do ta portretizoja një ‘zombie’, por ata më thane se jam shumë i madh me trup për një rol të këtillë”, citohet të ketë thënë Bautista, transmeton KultPlus.
Filmi “Army of the Dead” do të transmetohet në platformën Netflix, më 21 maj 2021.
Në lajme të tjera, Zack Snyder, pritet që muajin e ardhshëm ta lansojë filmin e tij katër orësh, “Justice League: The Snyder Cut”, në platformën digjitale “HBO Max”.
Ky projekt është ideja fillestare e regjisorit, i cili e kishte realizuar edhe filmin “Justice League” të vitit 2017, para se të hiqte dorë gjatë montazhit të tij si pasojë e vdekjes së të bijës. Së fundmi, ai e ka bërë të ditur lajmin se nuk do të paguhet për punën e tij në filmin i cili do të fillojë së shfaquri për publikun, më 18 mars të këtij viti. / KultPlus.com