Arta Dobroshi, aktorja më e mirë në Festival des Antipodes

15 Tetor, 2018 - 11:46 am

Aktorja e njohur kosovare, Arta Dobroshi është zgjedhur aktorja më e mirë në Festival des Antipodes me rolin e saj në filmin “Stray”, shkruan KultPlus.

Filmi “Stray” i regjisorit Dustin Feneley tashmë ka thyer një rekord në Zelandën e Re.
Filmi sjellë në fokus dy personazhe të cilët krijojnë një marrëdhënie intime. Që të dy për arsye të ndryshme kanë humbur disi vendin në shoqëritë që u takonin. E kaluara nuk i definon ata. Përkundër kësaj ata i dhurojnë njëri-tjetrit mundësinë të ecin përpara, shkruan KultPlus.


Arta kësisoj me rolin kryesor në këtë film kishte bërë edhe një rikthim të fuqishëm në kinematografinë botërore, pasi preku skenat e mëdha të filmit me disa projekte të rëndësishme filmike ndërkombëtare.
Në një peizazh të ftohtë dhe të largët, dy të panjohur, një i ri dhe një grua, gjejnë ngushëllim në njëri-tjetrin ndërsa luftojnë për të riparuar të kaluarën e tyre të thyer.

“Stray” është një dramë për dy njerëz të huaj, të cilët, nëpërmjet lidhjes së tyre të rastësishme, në fund të fundit gjejnë forcë dhe mundësi për shpëtim./ KultPlus.com

Të ngjajshme