1 Nëntor, 2018 - 11:31 pm
Aktori Martin Lawrence ka konfirmuar se po i bashkohet Will Smithit për xhirimet e filmit Bad Boys 3.
Realisht aktorët janë bashkuar për të xhiruar vazhdimin e radhës të filmit e që thuhet se titullin do ta ketë Bad Boys for Life derisa vet Martin ka postuar një fotografi të dy aktorëve bashkë. Ai madje në përshkrim të fotografisë vet e përmendi titullin Bad Boys for Life.
Tashmë ka disa vjet që është duke u punuar në vazhdimin e tretë të filmit derisa kompania Sony po përpiqet të ringjallë franshizës e famshme. Regjisorët Adil El Arbi dhe Bilall Fallah kanë zëvendësuar Joe Carnahan në këtë projekt e në të cilin Martin kthehet si Marcus Burnett dhe Smith si Mike Lowrey, 15 vjet pasi për herë të parë ndanë ekranin./KultPlus.com