Bagëti dhe Bujqësi

4 Janar, 2021 - 10:36 am

Nga Arben I.Kastrati

Të të drejtohem me: “I dashur Arben”, nuk më je i dashur.
Të të drejtohem me: “I nderuar Arben”, është mëse qesharake, sepse të nderuar nuk mund të të quaj assesi, as unë dhe askush nga komuniteti besoj.

Të të drejtohem me: “Z. Arben”, vetëm zotëri nuk je. E dimë të gjithë ne, se ti e ke kompleks të përjetshëm origjinën tënde; se ti vjen nga – bagëtia dhe bujqësia. Ti nuk bën përjashtim nga shumica e udhëheqësve të institucioneve, prandaj mos u shqetëso.

E di që nuk shqetësohesh, sepse ti nuk je shqetësuar për dëmet kolosale dhe të pariparueshme që i ju ke shkaktuar kineastëve dhe kinematografisë. Nuk shqetësohesh as që e vjedh rregullisht buxhetin e QKK-së në baza vjetore.

Nuk shqetësohesh që bënë borde dhe juri tërësisht në shërbim tëndin vetanak. Nuk shqetësohesh që je partner në kompani që fiton çdo vit projekte të financuara nga juritë tua që ndajnë paratë nga buxheti i QKK-së. Nuk shqetësohesh që ke lëndë në gjykatë. Nuk shqetësohesh sepse të mbronë politika, konkretisht një politikan mjeran, që ka nevojë për përqindjen që siguron nga veprimtaria jote.

Nuk shqetësohesh, sepse shqetësimi është virtyt i njerëzve të edukuar dhe të arsimuar dhe jo i origjinës tënde – bagëtisë dhe bujqësisë. Kur kinematografia udhëhiqet nga – bagëtia dhe bujqësia, një vend i tillë është i mbaruar. Sepse çobenjtë (shumësi i çoban), që përfshinë dhe politikanin tënd protektor, fatkeqësisht udhëheqin pothuajse me të tëra instutucionet vitale të vendit, dhe i trajtojnë njerëzit me mentalitetin e udhëheqjes së kafshëve. Bagëtia dhe bujqësia i kanë rregullat e veta. Dhe ti e di mirë këtë fakt. Se vjen nga bagëtia dhe bujqësia.

Shpresa se një ditë do të bëhet mirë, ka kohë që na është shuar. Mjeranët si Arbeni dhe protektori i tij politikan, kanë kontribuuar në shurajen e shpresës. E dinë këtë fakt, prandaj nuk bezdisen nga ligjet. Sepse i vetmi ligj i mirë-instaluar në këtë vend, është – papërgjegjësia. Për këtë soj, drejtësia është është në shërbim të tyre. Drejtësia gjenë zbatim vetëm për të dobtit.

Ambicia jote, është ambicie e njeriut të uritur. Ti do të fitosh shumë, sepse ke frikë se mos kthehesh në origjinë, se mos kthehesh tek – bagëtia dhe bujqësia. Kthimi në origjinë, atje prej nga dikur ëndërroje ardhjen në qytet vetëm për vizitë, do të do të ishte i papërballueshëm. Do të ishte kthim me fatalitet.

Ja që ti e dëshmove që: erdhe, shikove dhe fitove. Soji juaj, jeni të fituar, vlerësuar nga këndvështrimi i juaj. Vlerësuar nga këndvështrimi im, dëmi që i keni shkaktuar këtij vendi, është i pariparueshëm. Ju keni mungesë të organit vital, të quajtur ndërgjegje (nëse ndërgjegjia mund të quhet organ). Mungesa e ndërgjegjes, ju bënë të lumtur, vetëm sepse jeni të plotësuar materialisht. Ky “virtyt”, është motiv bazë i sojit tuaj, që vjen nga uria e vazhdueshme që ju karakterizon. Ju jeni të uritur. Ju jeni shumë të uritur.

Dikur, njerëzit edhe pse të uritur, i karakterizonte dinjiteti, që ju gjithashtu e keni të munguar. Dashuria për atdheun, ishte karakteristikë e të gjithëve. Tani, dashuria për atdheun është konvertuar në mundësi për tu pasuruar. Dhe është karakteristikë e njerëzve të uritur pa dinjitet.
Sot, ndjenjë për shtetin kanë vetëm të mirë-edukuarit dhe të mirë-arsimuarit. Fatkeqësisht, ata që duan të kontribuojnë në ndërtimin e shtetit janë të paktë dhe kanë kufizime të përhershme, sepse nuk janë të uritur.
Sot, shteti është ekskluzivitet i të uriturve.

Unë nuk ndjejë urrejtje për ty. Unë nuk mund të kem urrejtje për një përfaqësues të dinjitetshëm të sojit tënd. Për dikë si puna jote, unë kam vetëm përbuzje. Sinqerisht, ndjejë keqardhje për mjerimin tënd. Sepse më shkaton neveri të skajshme, një mjeran me post.
Ti je një i mjerë parekselancë. Në mjerimin tënd, ti gjenë motiv për të qenë i lumtur me punën tënde madhore, vjedhjen konstante. Me jargavitjen, poltronizmin dhe servilizmin, që të karakterizojnë, e shtynë mirëqenien tënde. Fundja, pse duhet ti të përbësh dallim nga të tjerët? Vjedh sa të mundesh se nuk të bezdis njeri.

Njeriu nuk lë pas vetes konton bankare trashigimi, por lë veprat. Veprat që do të shënohen në CV-në tënde, janë jargavitja, plotronizmi dhe servilizmi i skajshëm.
Mjer ti për veten tënde dhe projeksionin tënd mbi fitimet joligjore përmes kinematografisë. Ty të solli politika. Dhe politika do të të rrënojë, ditën që nuk do të kenë nevojë për shërbimet tua. Deri atëherë, shijoje pozitën dhe mundësitë që të ka dhënë ky vend, se shtet nuk mund ta quaj. Se shteti ka ligje dhe rregulla…

Në këtë vend, ku zotëron bagëtia dhe bujqësia, unë nuk dua të krijoj. Heq dorë nga krijimi.

Pa asnjë respekt për ty dhe sojin tënd.

Ky shkrim është opinion i Arben Kasratit dhe nuk paraqet qëndrimet e KultPlus. / KultPlus.com

Të ngjajshme