29 Shtator, 2021 - 5:44 pm
Programi dy-ditor i filmave të festivalit BANFF sjellë në kryeqytet aventurë dhe adrenalinë.
I ndarë në programin RED dhe BLUE, ky festival mbahet në Cineplexx në Prishtinë dhe zgjatë dy netë.
Dy netët e BANFF-it nisin nga ora 18:30 dhe përfshijnë 16 filma të shkurtër dokumentar që sjellin para publikut shpirtin sportiv, ekspedita nga destinacione të rralla, sporte ekstreme, ngjitje, vaprim, skijim dhe aventura në terrenet më sfiduese në botë.
Biletat për BANFF janë në shitje në Cineplexx APP si dhe në Cineplexx në Albi Mall në Prishtinë. Për shkak të masave mbrojtëse nga Covid-19, numri i ulëseve në kinema do të jetë i limituar, duke e bërë këtë ekperiencë kinematografike ekskluzive për vetëm ata që iu marin biletat në kohë.
Hyrja në kinematë e Cineplexx është e mundur vetëm me certifikatë të vakcinimit.
Banff Mountain Film Festival Kosovo dhe mundësohet nga Komuna e Prishtinës, Red Bull dhe Ambasada Kanadeze në Kroaci.